Kaloni te përmbajtja kryesore

Nëna gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka gjetur pa shenja jete djalin e saj në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje në Rahovec rreth orës 12:30.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button