Akuza për shkatërrim të dëshmive të masakrës së Poklekut, Muqolli: Restauruesit kanë zhdukur dëshmitë e krimit

Mbi 100 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për restaurimin e shtëpisë së familjes Muqolli në Poklek të Drenasit në të cilën janë vrarë 53 persona.
I pakënaqur me punën që është bërë deri me tani gjatë këtij procesi që ka filluar dy vjet më parë për RTV21 është deklaruar pronari i shtëpisë Fadil Muqolli, i cili në këtë masakër ka të vrarë 14 anëtar të familjes.
Sipas tij gjatë restaurimit janë dëmtuar pjesë të rëndësishme të dëshmive të masakrës që ka ndodhur në këtë shtëpi si dhe ka pasur edhe keqpërdorim të mjeteve të dedikuara për këtë projekt. Nga ana tjetër drejtues të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memorialë hedhin poshtë këto akuza./21Media