Shpërthimi në veri, Presidenca: Strukturat kriminale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit atje

(Lajm i përditësuar)
Shëprthimi në veri, Presidenca: Strukturat kriminale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit atje
Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa, ka reaguar për shpërthimin në veri të Mitrovicës duke thënë se ky është një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut.
Sipas tij këto struktura kriminale po paguhen nga Serbia në mënyrë që të pengojnë sundimin e ligjit në veri.
“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar Vela.
09: 40- Shpërthim afër stacionit të policisë në veri
Një shpërthim ka ndodhur sot rreth para orës 03:00 të mëngjesit në rrugën Kral Petar në Mitrovicën e Veriut, afër stacionit të policisë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi rastin për portalin rtv21.tv dhe tha se policia po e trajton at si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptu se një shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, tha Elshani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?