Krasniqi kritika Kurtit: Përveç urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, asnjë projekt tjetër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ka vendosur ta kaloj mandatin e saj vetëm me ndërtimin e urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, dhe pa asnjë projekt tjetër që përmirëson konkretisht dhe denjësisht jetën e qytetarëve tanë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi punën e Qeverisë të Kosovës e krahasoi me atë të Maqedonisë së Veriut ku përmendi ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë.

”Fatkeqësisht, të njëjtin ritëm të punës dhe zhvillimit nuk po e përjetojmë në Kosovë. Qeveria e cila është zgjedhur për të punuar, me përjashtim të urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, ka vendosur ta kaloj mandatin e saj pa asnjë projekt që përmirëson konkretisht dhe denjësisht jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button