Osmani takohet me senatorin Schumer, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në SHBA me liderin e shumicës në Senat të SHBA-së, Chuck Schumer.

Ajo përmes  një postimi në Twitter ka thënë se e ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe se ka diskutuar me të për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.

“Gjithmonë kënaqësi të takohen me liderin e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmojë partneritetin e gjatë mes dy shteteve tona. Kam shprehur falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe kemi diskutuar për mënyra se si të rrisim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Back to top button