Gjendet pa shenja jete një burrë, Policia nis hetimet
Të shtunën në mesditë, është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij që ndohet në Sadovinë e Jerlive në Viti.
Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media