Kurti mburret me raportin e Bankës Botërore, i reagon Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili ka publikuar një raport të Bankës Botërore lidhur me strategjinë e re të grupit të saj në Kosovë, e cila mbështet konkurrencën për krijimin e vendeve të punës dhe standardet e jetesës.

Në shkrimin e tij, Kurti ka thënë se Banka Botërore e ka lavdëruar Kosovën në këtë raport të publikuar më 9 maj, duke thënë se janë rritur të hyrat për kokë banori për afër 50 për qind dhe është zvogëluar niveli i varfërisë për 35 për qind krahasuar me 10 vjet më parë.

E lidhur me këtë Hoti ka shkruar se ndryshimin përgjatë vjetëve “majtistët në pushtet”, tani po e pranojnë.

“Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’ e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit. Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

 

Back to top button