Ndalohen katër persona për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – DHTN, ka ndaluar katër persona, të dyshuarit V.S., L.N., L.M. dhe A.A., pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike.
Në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Gjilan thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në Gjilan, të dyshuarit e sipërshënuar, në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material, kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar:
1,549.2 kg heroinë,
54.7 gr kokainë,
2.010 euro para të gatshme,
1 Armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë,
1 telefon mobil Samsung,
3 peshore elektronike dhe
1 automjet BMW.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale./21Media