Kryesia s’ka kuorum për caktim të seancës së Kuvendit këtë javë

(Lajm i përditësuar)

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë e cila ka dështuar për shkak të kuorumit, ka deklaruar se pozita nuk po arrin ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë. E në gjithë këtë, ai tha se pas këtij bllokimi do të duhej të reflektonte Qeveria e Kosovës.

Tahiri thënë se qeverisë nuk po i bëhet vonë gjendja e rëndë në Kosovë e as bllokimi në Kuvendin e Kosovës.

“Sikur të kishim qeveri efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte në punën e Qeverisë. Pra fakti që kryeministrit nuk i bën përshtypje fare, kësaj qeveri nuk i bën përshtypje fare që agjenda e Kuvendit është e bllokuar, ju mund të imagjinoni se në çfarë situate e kemi qeverisjen në vend. Atyre nuk iu ecë asnjë projekt as një arsim, as në sundim të ligjit, as të shëndetësisë. Ekonominë në buzë të kolapsit me një inflacion jashtëzakonisht të madh, me paga që qytetarët nuk ia arrin t’ia dalin muaji, muajin….opozita nuk është ajo që i bën numrat në Kuvend sepse sikur t’i kishim numrat ne nuk do të ishim në opozitë por në pozitë. Duhet ta kenë të qartë të gjithë, shumicën në këtë vend e përbën Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, pra këta janë njerëzit që duhet ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës por siç duket kanë filluar një mori krizash dhe problemi më i madh është se këta nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë”, tha ai.

Sipas tij, këtë të enjte do të duhej të thërrasin një seancë e re në të cilën do të duhej të diskutohej edhe ligji për reformën zgjedhore.

Ai shtoi se në seancën e ditës së mërkurë, si grup parlamentar, do ta kenë një debat në lidhje me punën e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, ku kanë renditur siç tha dështimet e kësaj ministrie.

Tahiri është pyetur edhe për betimin e kryetarëve të komunave në veri.

“Kërkesa jonë është që gjithçka të shkoj sipas rendit tonë kushtetues. Nuk mendojmë që duhet të improvizohet në betimin e këtyre kryetarëve të komunave. Betimi duhet të jetë ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, prandaj është e rëndësishme që institucionet tona kushtetuese të krijojnë kushte që bandat dhe grupet kriminale mos ta cenojnë rendin tonë kushtetues“, tha ai.

Tahiri: Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi sepse s’pati kuorum

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës.

“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se nuk pat kuorum të mjaftueshëm në kryesi dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave. Bllokimi i kuvendit nuk është për fajin e opozitës, zhbllokimi ndodh vetëm nëse qasja populiste e Ministrisë së Financave në raport me të hyrat vetanake ndryshon, ajo duhet të ndodhë këtë javë për shkak se le që nuk po mund ta shfrytëzojë buxhetin që e ka bllokuar, por tash po do ta marr edhe buxhetin e komunave”, tha ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se AAK-ja e ka thirrur në interpelancë ministrin Murati për shkak të gjendjes me paga në sektorin publik.

“A e dini që 80 mijë njerëz shkojnë në punë me zor. Zyrtarët publikë janë barë rast social me ligjin që i mashtroi 80 mijë punëtorë që i la me paga më të ulëta”, u shpreh Tahiri.

Back to top button