Policia konfiskon 12 motoçikleta

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka konfiskuar 12 motoçikleta.

Përmes një postimi në Facebok, Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjithashtu 13 gjoba.

Policia ka thënë se ka shtuar kontrollin në trafik, me theks të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave. Në kuadër të këtyre angazhimeve janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë konfiskuar 12 motoçikleta. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftim.

Back to top button