Kaloni te përmbajtja kryesore

Emisari i Gjermanisë i shkon në zyre Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet në orën 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen një ditë pas zhvillimeve në verytë të Kosovës. Gjatë ditës së premte derisa kryetarët  e rinj të katër komunave atje po tentonin të hynin në zyrat e tyre, u priten me protesta nga qytetarët serb në përpjekje për ta penguar hyrjen e tyre në ndërtesat e komunave. Polica përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa veprimet e insitucioneve të Kosovës u dënuan nga aleatët ndërkombëtarë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button