Sulmohet nga protestuesit serbë ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut
(Lajm i përditësuar)
15:50- AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të RTV21: U bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë ekipit të RTV21.
AGK është shprehur e shqetësuar me pamjet ndaj kameramanit, dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.
“Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar. “, thuhet në reagim.
14: 19- Sulmohet nga protestuesit serbë ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut
Ekipi i RTV21 gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani Berat Bahtiri është sulmuar nga serbët derisa po raportonte nga pjesa veriore e Mitrovicës, konkretisht në sheshin Car Llazar.
Po ashtu duke e sulmuar fizikisht kameramanin Berat Bahtirin, iu është marrë edhe paisja me të cilën ishin duke xhiruar./21Media