Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borell kanë treguar kushtet për daljen nga kriza në Veri

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve është shumë i qartë lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Guerot ka shtuar se Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së.
Very clear and strong statement by the EU. In Chisinau President Macron 🇨🇵, Chancelor Scholz 🇩🇪 and HR/VP Borrell 🇪🇺 laid out clearly the parameters to end the current crisis. Full support by the entire EU.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 3, 2023
Bashkimi Evropian reagoi edhe një herë për situatën në veri duke kërkuar qetësim të situatës. BE dënon dhunën si dhe i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë operacionet police, e po ashtu organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja./21Media