OSBE me 9 hapa për qetësimin e situatës në Veri: Kryetarët të japin dorëheqje

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të de-eskalohet situatë në veri të Kosovës.

Në postimin e bërë në Twitter, Osmani ka renditur si hap të parë që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.

Hapi i dytë është largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe.

Në hapin e tretë sipas OSBE-së thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.

Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

Si hap të pestë e propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

Sipas OSBE-së, hapi i gjashtë është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve, shkruan Express.

OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim. Ndërsa, në hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë./21Media

Back to top button