​U raportua për shpërthim në veri, Policia për RTV21: Maturantët po festojnë mbrëmjen e maturës

Një shpërthim është raportuar në veri të Mitrovicës para pak minutash. Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se maturantët serbë kanë festën e tyre dhe me këtë rast kanë hedhur mjete piroteknike.

”Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasë mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, tha kelani.

Në komunat veriore të Kosovës sot situata është e qetë. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelanni tha për portalin rtv21.tv se policia po vazhdon monitorimin e situatës.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave./21Media

Back to top button