OKB parlajmëron se thyerja e digës do të ketë pasoja të rënda në mijëra njerëz

Rreth 42,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet në të dy anët e lumit Dnipro në Ukrainë, pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka, thanë zyrtarët ukrainas, me përmbytjet që pritet të arrijnë kulmin sot.
Parashikimi erdhi pasi shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths i tha Këshillit të Sigurisë të martën mbrëma se thyerja e digës “do të ketë pasoja të rënda dhe me ndikim të gjerë për mijëra njerëz në Ukrainën jugore në të dy anët e vijës së frontit përmes humbjes së shtëpive, ushqimit, ujit të pijshëm dhe mjeteve për jetesë”.
“Përmasat e mëdha të katastrofës do të realizohen plotësisht vetëm në ditët në vijim”, tha ai.
Fajin për shkatërrimin e digës, Ukraina dhe Rusia ia kanë lënë njëra-tjetrës, përcjell rtv21.tv.
Ukraina tha se shkatërrimi i digës është një tjetër akt i rëndë i Rusisë, ndërsa kjo e fundit akuzoi Ukrainën për komplot./21Media