Opozita i sheh më se të nevojshme zgjedhjet e reja, pushteti i quan qesharake kërkesat e opozitës

Situata në veri të vendit ka vënë në diskutim mundësinë për zgjedhje të reja të përgjithshme në vend. Partitë opozitare vlerësojnë se dështimet e qeverisë aktuale dhe gabimet e saj në udhëheqjen e vendit, nuk ofrojnë alternativë tjetër.

AAK ka propozuar një mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, si një nismë drejt zgjedhjeve të reja, por deputeti, Pal Lekaj, thotë se deri më tani nuk kanë marrë mbështetjen e partive të tjera opozitare.

“Kur kemi menduar mocionin kemi menduar bashkërendimin e veprimeve me opozitën por deri me tash nuk kemi hasë në mirëkuptim dhe po punojnë në atë drejtim që të kemi numrin e mjaftueshëm për bërë mocionin rrëzimit për këtë qeveri derisa si kemi 61 deputetë të nënshkruar është e vështirë të mendohet se kur do të ndodh. Deri me tani jemi në diskutim por ende nuk i kanë thënë po mocionit. Çdo herë ekziston mundësia por opozita si ka deputetët ta rrëzoj qeverinë varet krejt prej situatës së krijuar”, tha Lekaj

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, thotë se ende nuk kanë pranuar një kërkesë nga AAK-ja për t’i mbështetur në iniciativën për mocion. Megjithatë ai vlerëson se zgjedhjet e reja janë më se të nevojshme.

“Vendi ka shumë nevojë për zgjedhje të reja e them bazuar në nevojën për një qeveri tjetër e cila të qeverisë që do punonte për qytetarët dhe s’do bënte gabime si Kurti. S’kemi aktualisht kërkesë zyrtare nga AAK-ja.
Për mu nëse vota ime determinon rrëzimin e qeverisë po qe se rrëzimi do të bëhet me vota të listws serbe s’do të votoja, në të gjitha rastet e tjera po…Ai shume shpejte do ta rrezonte vetëveten”.

Përpjekjen e opozitës për të çuar vendin në zgjedhje të reja, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e quan qesharake. Deputeti, Arbër Rexhaj thotë se vendi nuk ka alternativë tjetër përpos Vetëvendosjes.

Është qesharake kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja. në këtë kohë kur kryeministri po merret me veriun të kërkohen zgjedhje është qesharake,……Sigurisht që vjen partia Vetëvendosje ndoshta dhe me fuqishëm se kaq”.
Për analistin politik, Arton Demhasaj, gjasat për zgjedhje të reja janë të mëdha nëse nuk arrihet një zgjidhje për veriun dhe nuk dëgjohen kërkesat e faktorit ndërkombëtarë.

“Dy mundësi janë për me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme kryeministri jep dorëheqje dhe së dyti mocioni qoftë ku i aak-së qoftë ndonjë partie tjetër. Por duke parë numrin aktualisht ne Huvend mundwsia qw vetwm opozita me rrwzu qeverinë është e pamundur për shkak të numrit të vogël që kanë por kjo se perjashton mundësinë që deputet të caktuar të lëvizin brenda partisë në pushtet. Nëse vec ka një ramje duke krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit atëherw mund të ketë një alternative tjetër”.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e para dy viteve mori mbi 50% të votave, ndërkohë që të gjitha partitë politike në opozitë aktualisht nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve për të rrëzuar qeverinë aktuale./21Media

Back to top button