Muja për Ramën: Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’, po forcon raportin e tij me Vuçiqin

Lidhur me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se ka dorëzuar një draft Asociacion te  presidenti francez, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz reagoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Ai tha se me këtë veprim Rama vetëm po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin.

“Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar.”, shkroi Muja në Facebook.

Ndryshe Rama për këtë dokument, ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button