Gashi i LDK-së i reagon Ramës: Kompetent për Asociacionin është vetëm Qeveria e Kosovës

Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi reagoi pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili tha se i ka dorëzuar një draft- asociacionin kryeministrit francez Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Shloz.
Gashi tha se kompetent për ta bërë një gjë të tillë janë vetëm Qeveria e Kosovës.
“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.”, tha Gashi.
Ndryshe, Rama për këtë dokument, ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./21Media