Veriu i Kosovës “rrezikon” të futet nën protektorat ndërkombëtar

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, tha se ekziston një rrezik i madh që të huajt të krijojnë një protektorat de facto dhe ndoshta edhe de jure, mbi veriun e Kosovës dhe vlerësoi se “politika dritëshkurtër krijon Palestinën në rastin më të keq dhe Qipron në rastin më të mire”, ka shkruar European Western Balkans në faqen e tij më 1 qershor.
“Më shumë trupa të NATO-s në Kosovë do të thotë më shumë trupa të huaja, që do të thotë më pak fuqi dhe autoritet për Kosovën. Më shumë prani e huaj në Kosovë do të thotë më pak mundësi për popullatën vendase dhe shqiptarët që të marrin vendimet e tyre”, tha Hovenier.
Ai theksoi se SHBA-të i kishin parashikuar pasojat e vendimit për të vendosur me forcë kryebashkiakët shqiptarë etnikë në katër komuna me shumicë serbe dhe SHBA-ja, si aleate e fortë e Kosovës, e kishte “këshilluar fuqishëm” kryeministrin Albin Kurti që të ndryshojë drejtimin e tij, por këshilla u shpërfill.
Deklaratës së Ambasadorit Hovenier në European Western Balkans i bëri jehonë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të organizuar të enjten, 8 qershor, duke theksuar se është “i shqetësuar me mundësinë e tkurrjes dramatike të Kosovës në sytë e aleatëve”.
“Për këtë jam i shqetësuar. Gjë që mund të sjell pasojat e pallogaritshme në shumë aspekte. Duke filluar nga pasoja e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës, psh. Ose, gjë që do të thotë humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë nën kontrollin e trupave të huaja. Që do të ishte një gjë e tmerrshme nga pikëpamja e interesave tona” tha Rama.
NATO bëri të ditur se ka marr vendimin për dërgimin e të paktën 700 trupave të saj në Kosovë, pas përshkallëzimit të situatës në pjesën veriroe të Kosovës, dhe përplasjes se ushtarëve të KFOR-it me protestues serbë që la si pasojë palgosjen e të paktën 25 ushtarëve paqeruajtës./21Media