Tupac Shakur nderohet me yll në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it

Tupac Shakur, i cili vlerësohet si njëri prej reperëve më të mirë e më të suksesshëm të të gjitha kohërave, e që tashmë është i ndjerë, u nderua me yll në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it.
Yllin në emër të familjes së tij e pranoi motra e Shakur, Sekyiwa “Set” Shakur. Gjatë fjalimit, ai qau me lot duke përshkruar vizionin që kishte vëllai i saj, se si kishte ëndërruar që të nderohej me yll në Hollywood.
Sekyiwa ka thënë se i është mbushur zemra me nder në këtë prezantim të familjes Shekur. Ajo ka thënë se e ka ditur se do të arrinte diçka të madhe. Sipas saj, ai e ka ditur se do të fitonte një yll atje, këtë që prej se kishte shkelur në Apollo Theater kur ishte 13 vjeç, e kjo ka ndodhur para se të bëhej i njohur. Ai ka ëndërruar që të kishte një yll atje në shesh, ka thënë ajo.

Tupac ishte caktuar të nderohej me këtë yll në vitin 2013, por organizatorët kanë pritur që familja e tij të caktonte datën. Ky është ylli i 2,758-të që u nda për të. e ditëlindja e tij është me 16 qershor 2023, që do të thotë se me yll u nderua disa ditë para ditëlindjes.
Sekyiwaka thënë se atje nuk po nderojnë yllin në tokë, por punën dhe pasionin e Tupak, që ëndrra e tij u bë realitet.
Tupac Shakur u vlerësua në Hollin e të Famshmëve të Rokenrollit në vitin 2017.
Ai u angazhua edhe si aktor, ku me role u paraqit në disa filma, si “Poetic Justice” , “Gang Related” , “Juice”, dhe “Above the Rim”.
Për Tupac në këtë ceremoni, regjisori Allen Hughes ka thënë se ylli i tij po prezantohet këtë vit kur hip hopi shënon 50 vjetorin. Ai ka thënë se Tupac ishte person kompleks. Çdo kund shihje posterët e tij, si në Afrikë, Azi e Evropë. Dhe kështu, një ditë u bë edhe simbol global i rebelimit. Ai u bë inspirim edhe për aktivistët e sotëm. Vërtetë, e tërë bota ndjeu mesazhin e Tupac, dhe kjo nuk ishte keq për një djalë me ngjyrë nga Harlem, apo jo? Hughes ka thënë se është i nderuar që sot është dëshmitar i asaj që familja e tij dhe të dashurit e tij pranojnë këtë nder për të.
Hughes ka bërë regjinë e dokumetarit “Dear Mama”, i cili paraqet nënën e Tupac, Afeni Shekur. Kjo grua ishte lidere e grupit Black Panther. Dokumentari eksploron edhe udhëtimin e Tupac si vizionar politik, dhe rrugën deri tek të bërit njëri prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Shkrimtari Jamal Joseph, i cili njëherësh është edhe regjisor, producent e edukator, ka thënë se ata që kanë njohur Tupac, e dinë që ai ishte yll që prej se ishte i vogël. Sipas tij, ai e ka kuptuar lidhjen në mes artit dhe aktivizmit, këtë falë asaj se kush ishte dhe se si ishte rritur. Kështu që sot, ai me siguri se do të donte të kremtohej për këtë mesazh. Ai ka thënë se Tupac me siguri se do të dëshironte që ata të vazhdojnë punën që ai ka lënë.
Tupac Shakur vdiq në vitin 1996 si pasojë e të shtënave që mori në moshën 25 vjeçare. Karriera e tij zgjati vetëm pesë vite, por ai shiti mbi 75 milionë incizime në mbarë botën./21Media