Pas arrestimit të kreut të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, reagon Ardita Sinani

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurtit për Luginën, Ardita Sinani ka reaguar për arrestimin e kreut të Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Sinani në Facebook ka shkruar se situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson.
”Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli. Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, ka shkruar Sinani.
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka bërë të ditur se Policia e Serbisë ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili./21Media