Haradinaj: Shkarkimi i qeverisë dhe i kryeministrit, është urgjencë kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se shkarkimi i kryeministrit Kurti dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.

Ndër të tjerash, Haradinaj ka thënë se Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në Veri.

“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantik;

I nxënë në pabesësi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;

S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button