Arrestimi i policëve në Kosovë, ish-zëdhënësi i KFOR-it: Serbia ka shkelur rezoluta 1244

Pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia Speciale e Serbisë në territorin e Kosovës ka reguar ish-zëdhënësi i misionit të KFOR-it në Kosovë, Vincent Grasso.
Grasso ka thënë nëse vërtetohet se arrestimi ka ndodhur në Kosovë, Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe Rezolutën 1244.
“Nëse konfirmohet se “arrestimi” ka ndodhur në Kosovë, është shkelje e qartë e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244, prandaj @NATO_KFOR duhet të hetojë”, ka thënë Grasso.
Më tej, ai ka lënë të nënkuptohet se ky arrestim nuk mund të jetë i rastësishëm.
“Gjithsesi, a është rastësi që ka ndodhur derisa në Beograd, Vuçiq po takohej me KFOR-in? Dyshoj!”, ka përfunduar ai./21Media