Hoti: Qeveria të punojë ngushtë me aleatët për lirimin e 3 policëve

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se tashmë e gjithë vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në lirimin e pakusht të 3 policëve të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Hoti ka shkruar se duhet punuar ngushtë me aleatët për lirim të menjëhershëm dhe për dënim të Serbisë për këtë akt agresioni dhe për shkelje elementare të të drejtave të njeriut, meqë s’kanë lejuar që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd t’i vizitojë ata.

”Mirënjohje Departamnetit të Shtetit të ShBA-së për këtë qëndrim të qartë. E gjithë vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në lirimin e pakusht të tre policëve që po mbahen në burgjet serbe. Duhet punuar ngushtë me aleatët për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, si dhe për shkelje elementare të të drejtave të njeriut pasi nuk ka lejuar që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd të vizitojë policët. Përherë mirënjohës dhe falenderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button