Kearns: Policët e Kosovës po mbahen me akuza të rreme nga Serbia

Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka thënë se e mirëpret një reagim të tillë të SHBA-së që konfirmon ndalimin e paligjshëm të tre policëve të Kosovës me “akuza të rreme”.

Kearns tutje ka thënë se vendimi i Serbisë është një akt i kundërligjshëm.

Ajo ka thënë se pavarësisht kësaj, ndëshikimi i shpejtë u bë vetëm për Kosovën.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor, pasi arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar./21Media

Back to top button