Mblidhen protestuesit serbë në Leposaviq

Protestues serbë janë mbledhur sot Leposaviq, ku para objektit të komunës po qëndrojnë ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Ekipi i RTV21 po qëndron në Leposaviq ku edhe ka siguruar pamje nga vazhdimi i protestave.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë e KFOR-it në Zveçan. Nga përleshjet mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët./21Media