Chollet takon Lajçakun, flasin për shtensionimin e situatës në veri

Deeskalimi i situatës në veri të Kosovës ishte njëra nga temat kyçe të takimit të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Chollet po ashtu njoftoi se në takim me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.
“Takim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet në Twitter.
Sa i përket deeskalimit të situatës në veri, Shefi i diplomacisë Evropiane , Joseph Borrel ka thirrur në takim urgjent, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./21Media
Great meeting with EU Special Representative @MiroslavLajcak about shared commitment to deescalating the situation in Kosovo and Serbia and supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/qzA1HEdaF7
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 22, 2023