Ta paktën 31 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një restorant

Të paktën 31 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një restorant në qytetin veriperëndimor kinez të Yinchuan, në prag të një feste popullore lokale.

“Një rrjedhje e gazit të lëngshëm të naftës … shkaktoi një shpërthim gjatë funksionimit të një restoranti barbekju”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua për shpërthimin në mbrëmje të së mërkurës, duke cituar komitetin rajonal të Partisë Komuniste.

Shtatë persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor, me një prej tyre që është në gjendje kritike. Dy të tjerë kishin pësuar djegie të rënda, dy kishin lëndime të lehta dhe dy kishin gërvishtje të shkaktuara nga xhamat fluturues.

Shpërthimi rreth orës 20:40 me orën lokale të së mërkurës ndodhi në restorantin Fuyang Barbecue në një zonë banimi në qendër të qytetit Yinchuan, kryeqyteti i rajonit autonom Ningxia.

Pamjet treguan shumë zjarrfikës që punonin në vend ndërsa tymi dilte nga një vrimë e hapur në fasadën e restorantit.

Përpjekjet e shpëtimit kishin përfunduar deri në orën 4 të mëngjesit të së enjtes, përcjell rtv21.tv.

Shpërthimi ndodhi në prag të festës treditore të festivalit Dragon Boat, kur shumë në kinezë dalin dhe shoqërohen me miqtë. /21Media

Back to top button