​Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovar në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.

Përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që nuk kanë të bëjnë me sportin te qëndrojnë sa më larg këtyre ngjarjeve sportive, por që aty të ketë njerëz kompetent në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e boksieres Donjeta Sadiku e cila arriti deri në çerekfinale, por që mbeti pa medalje, raporton KosovaPress.

Ai ka thënë se mbështetja nga MKRS-së dhe KOK-ut për sportet nuk po mungon, por rezultatet nuk po shihen.

Back to top button