Një person hyn në universitet, ther me thikë një profesor dhe dy studentë

Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë gjatë një ore të studimeve gjinore në Universitetin e Waterloo në Kanada dhe një person është në paraburgim, thanë autoritetet.
Një i dyshuar mashkull hyri në një klasë leksionesh në universitet dhe goditi me thikë tre viktimat, tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Waterloo, Cherri Greeno.
Greeno tha se dy studentët dhe profesori janë të lënduar rëndë, por nuk janë në rrezik për jetë.
I dyshuari – i cili nuk është identifikuar – u gjet brenda të njëjtës ndërtesë ku ndodhi sulmi dhe u arrestua.
Nuk dihet se çfarë e motivoi sulmin. Është e paqartë nëse i dyshuari është i lidhur me universitetin ose nëse ai personalisht ka njohur ndonjë nga viktimat. /21Media