Sonte bllokohet transporti i autobusëve dhe tramvajeve në Paris

Ndërsa zyrtarët përgatiten për një natë të tretë trazirash, televizioni francez BFMTV raporton se autobusët dhe tramvajet do të pezullohen në rajonin e Parisit nga ora 21:00 me kohën lokale.

Kjo pason një kërkesë të presidentes së rajonit Ile-de-France, Valerie Pecresse.

Vetë Pecresse ka folur për këtë çështje, duke thënë se vendimi është marrë për të “mbrojtur agjentët dhe përdoruesit e transportit publik”, përcjell rtv21.tv

“Rrjeti ynë i transportit nuk do të jetë një objektiv i banditëve dhe huliganëve!”, shtoi ajo./21Media

Back to top button