Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit nga ana e Bashkimit Evropian për hyrjen në fuqi të sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ShBA-së, e dëshmojnë se sa e rrezikshme është gjendja.
“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë është shprehur Haradinaj./21Media