Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda e sanksionuar nga aleatët, Kurtit nuk i bëhet vonë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës dhe hyrjen e tyre në fuqi që ia kanë konfirmuar Qeverisë më 28 qershor.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se një Kosovë e përçarë brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së kryeminsitrit Albin Kurti.
”E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend. Por, Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku./21Media