Clintoni publikon pamje nga vizita në Shqipëri, ka disa fjalë edhe për luftën e Kosovës

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton javën e kaluar ka viziuar Shqipërinë.

Clinton sot ka publikuar në Twitter një video nga vizita në Shqipëri, ku ka përmendur edhe Kosovën.

Ai ka thënë se gjatë konfliktit në Kosovë, Shqipëria ndihmoi gjysmë milioni refugjatë, duke e quajtur “partner jetik për paqe”.

“Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar në Twitter derisa ka publikuar një video që përmbledh disa nga momentet e vizitës së tij në Shqipëri./21Media

Back to top button