Kaloni te përmbajtja kryesore

Kombëtarja jonë mposhtet nga Italia

Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.

Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.

Vajzat tona janë munduar të japin më të mirën, por kanë bërë gabime të shumta dhe kjo kushtoi në fund. Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por edhe lëshimet e shumta teknike, që vinin kryesisht nga ngutja.
Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.

Më tepër nga vajzat tona pritet në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Britanisë së Madhe. Ndeshja me Britaninë zhvillohet prej orës 19:00./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button