Pyetjet dhe përgjigjet nga Testit i Arritshmërisë sërish qarkullojnë në rrjetet sociale

Nxënësit e klasave të nënta sot u janë nënshtruar pjesës së dytë të Testit të Arrtshmërisë.

Megjithatë, njëjtë si në pjesën e parë dhe njëjtë si çdo vit të kaluar, pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Arritshmërisë kanë qarkulluar online, në grupe të ndryshme në Viber dhe Facebook.

Sipas fotografive të marra nga  bisedat mes nxënësve me grupe, shihet teksa ata kërkojnë përgjigjet për grupet e ndryshme të testeve, çka edhe marrin.

Para mbajtjes së pjesë së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci u bëri thirrje nxënësve që të respektojnë rregullat, në mënyrë që të ketë rezultate reale. Gjithsesi, duket se një thirrje e tillë ka hasur në vesh të shurdhër. /21Media

Back to top button