Nisin hetimet për vërshimet në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejë  ka  autorizuar policinë që të nisin hetimet në lidhje me rastin e vërshimeve në Pejë me 24 qershor ku mbetën të vdekur dy persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, tha Nikçi për

Ai poashtu tha se Shumë shpejt do të dalin edhe me njoftim zyrtar se çka kanë arritur të sigurojmë deri në këtë faze./21Media

 

Back to top button