Aksioni i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, arrestohen katër persona për tri vepra penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në një aksion i cili është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Të arrestuarit janë me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C.
Në një komunikatë dërguar për media, bëhet e ditur se janë kontrolluar e pastaj edhe sekuestruar përkohësisht shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave të dyshuar, ku katër prej tyre janë arrestuar për veprat “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK- së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisëë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA