Osmani: Shpresojmë që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është lajm i mirë që ka një marrëveshje me Bashkimin Evropian për hapat që duhet marrë për shtensionimin e situatës në veri.

Ajo ka thënë se çdo veprim është i koordinuar me aleatët, duke shtuar se është e rëndësishme të mbahet stabiliteti i rajonit.

“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Back to top button