Dy të dyshuarit për korrupsion Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Besim Muzliukaj do të mbrohen në liri.

Vendimi është marrë sot pasi një ditë më parë Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.M dhe H.M, ashtu që ka vendosur se të njëjtit do të mbrohen në liri. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar Gjykata.

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas arrestimit të Faruk Mujkës dhe Besnik Muzliukajt ka kryer kontrolle në vendbanimet e tyre ku ka konfiskuar 60 mijë euro, telefona, llaptopa e dokumente tjera.

Të premten pasdite, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njoftoi se Faruk Mujka, kryeshef  ekzekutiv i Bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” dhe Hysen Muzliukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për të cilët “Betimi për Drejtësi” raportoi ekskluzivisht se ishin arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Këshilltari  ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hysen Muzliukaj është shkarkuar nga detyra zyrtare pasi është arrestuar nën dyshimin për korrupsion./BetimipërDrejtësi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button