Rexhaj: Nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave veriore, rruga e vetme peticioni

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve të rinj shqiptar në komunat veriore. Sipas deputetit, Arbër Rexhaj rruga e vetme që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri është përmes peticionit.
Kryeministri Kurti një ditë më parë tha se Kosova ka nisur t’ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, në kuadër të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.
“Kur kryeministri ka thënë kështu e ka pas fjalën për ndonjë lloj forme dhe kjo mund të jetë edhe e peticionit por në asnjë far forme e dorëheqjes së kryetarëve sepse ata kryetarë e kanë marrë drejtimin e komunës dhe e vetmja formë për t’i hapë rrugë zgjedhjeve është ajo e peticionit”
I pyetur nga RTV21 nëse ka një garancë për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, Rexhaj tha se kjo nuk është çështje që i takon qeverisë por serbëve të veriut.
“Personalisht kam dilema rreth kësaj çështje pra një here janë shtyrë zgjedhjet me kërkesë të SHBA-së herën e dytë ato janë njoftë nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe tashmë nëse ekziston mundësia për zgjedhje demokratike fer të lira sigurisht që serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje por kjo çështje ju takon atyre nëse do të ketë zgjedhje atëherë ideja është që të marrin pjesë por nëse nuk marrin pjesë sigurisht që komunën do ta fitojë kandidati jonë i cili do ta qeverisë pastaj edhe me legjitimitet edhe me legalitet”, tha Rexhaj për RTV21./21Media