Këshilltari francez i Bislimit: Turp i pafalshëm heqja e gurit të Nënës Pashkë

Për heqjen e gurit përkujtimor të Nënës Pashkë ka reaguar edhe Sébastien Gricourt, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Ai e ka cilësuar turpt të pafalshëm veprimin e pronarit të tokës.
Sipas tij pronari ka vepruar lirhsëm pasiqë nuk ka pasur ndonjë status zyrtar publik për gurin përkujtimor.
Megjithatë Gricourt ka thënë se personi në fjalë meriton dënim moral
“Vertete mik i nderuar heqja e ketij eshte nje turp i pafalshem sepse veteflijimi i Nenes Pashke shkon larg pertej tragjedise se familles se saj. Ajo ishte nje shkemb i familjes sikur ky gur nje shkemb perkujtimor te tragjedise kombetare. Po, ai ishte vendosur buze nje fushe privat, dhe ky shkemb kurre s’pati ndonje status zyrtar publik, dhe per kete arsye pronari veproi lirisht. Por eshte turp per kete njeri dhe meriton nje denim moral sepse duke vepruar ashtu e vrau kujtimin qe i takon gjithe shoqerise, bile jo larg varrezave te Mejes. Veprimi i tij, qofte te motivuara per arsye fetare a politike nuk jane tjeter gje se pasoja e budallalleqes, te paditures dhe te pavetedijes njerezore.”, ka shkruar ai në Facebook.
Pashke Markut i ishin vrarë dy djem në fund të prillit të 1999-s. Trupat e tyre ishin gjetur në varreza masive nëpër Serbi. Më 26 maj 2023, Nana Pashke ia vuri flakën vetes pasi konsideronte se duhej të digjej edhe ajo.
Guri përkujtimor i Pashke Markut, është hequr pasditen e së enjtes nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës./21Media