”Kosova rrezikon pushtet të tretë me themelimin e Asociacionit”

Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetët kërkesa urgjente e faktorit ndërkombëtar për kryeministrin Kurti. Ky i fundit ka pranuar se nuk mund t’i shmanget këtij obligimi, por thotë se ai nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
‘’Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes’’.
Por, të gjitha këto garanci që përmend kryeministri Kurti se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive janë zhvlerësuar me marrëveshjen e Ohrit thotë drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Sipas tij, pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit që ka pranuar Kurti sjellë risi sa i përket Asociacionit.
‘’risi e marrëveshjes së Ohrit është pika e 7 e saj e cila flet për vetmenaxhim të komunitetit serb…me pikën 7 do të avancohet vetmenaxhimin e komuniteti serb…po këkrohet diçka mbi kompetencat e komunave….letra e Mogherinit ka garantuar për një marrëveshje tjetër e jo për këtë të Ohrit…”
Ai tha se Qeveria nuk u konsultua me ta apo me ekspertë të fushës për draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por për shkrimin e tij iu besua një deputete të parlamentit të Serbisë dhe një grupi të përfaqësuesve serbë, të cilët kanë hartuar draft statutin e Asociacionit që rrezikon autonomi për komunat me shumicë serbe.
‘’po këtu është rreziku i pikës 7…çka është pritë prej një përfaqësuese të parlamentit të Serbisë se do ta shkruaj një draft në të mirë të Asociacionit në të mirë për Kosovën…me ish-kryeministrin Mustafa kam pasur kontakte për ceështjen e Asociacionit…ndërsa me këtë Qeveri jo…”
Opozita e quan dëm historik marrëveshjen e Ohrit ku parashihet krijimi e një modeli të ri të asociacionit që çon në autonomi për komunat me shumicë serbe. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e quan fatkeqësi mos komunikimin e Qeverisë me partitë opozitare dhe jo vetëm për tema nacionale.
‘’nga arritja e marrëveshjes së Ohrit kryeministri i ka parë gabimet e veta dhe po krijon kriza dhe po mundohet ta mbuloj dëmin…nuk do të lejojmë që të krijohet një pushtet i tretë në Kosovës…”
I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka dhënë garanci se SHBA-të nuk do ta mbështesë as një lloj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është kundër kushtetues së Kosovës, duke i bërë thirrje Kurtit që të ndërmarrë hapa konkret për themelimin sa më shpejtë të kësaj trupe./21Media