Shembet xhamia gjatë kohës së faljes, disa besimtarë të vdekur
Një xhami në qytetin Nigerian Zaria është shembur gjatë lutjeve, të paktën shtatë persona mbetën të vdekur , thonë zyrtarët.
Qindra besimtarë ishin në ndërtesë në atë kohë të premten.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Emiri i zonës tha për mediat lokale se një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.
Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër. Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.
Një ekip inxhinierësh ishte organizuar për të rregulluar plasaritjen në ndërtesë, tha për Punch News Emiri, Mallam Ahmed Nuhu Bamalli./21Media