Të paktën 21 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, shkaku përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, pas shirave të rrëmbyeshëm në periferi të qytetit Xi’an të Kinës veriperëndimore.
Fatkeqësia natyrore, e cila ndodhi në një fshat malor, shkaktoi gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike, duke prekur 900 familje dhe dëmtuar rrugë, ura dhe infrastrukturë komunikimi.
Disa pjesë të Kinës kanë parë temperatura të larta rekord dhe përmbytje vdekjeprurëse në javët e fundit, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
Gati 1,000 punëtorë shpëtimi u vendosën në fshatin Weiziping të Xi’an pas rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjeve, me 186 njerëz të evakuuar dhe përpjekjet e ndihmës që po vazhdojnë punën që nga mbrëmja e së dielës. /21Media