Dy të arrestuar për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e rëndë në Mitrovicë të Jugut para dy ditësh.
Fillimisht policia arrestoi dje një 43-vjeçar me inicialet Xh. N., ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari, ndërsa sot u arrestua personi i dytë, një 25-vjeçar me inicialet K.M.
“Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin e vrasjes.
Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndërsa rasti, nga “vdekje e dyshimtë” është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”. /21Media