Vuçiqi thotë se Orbani e kupton shumë mirë lidhur me situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq  tha sot se ka pasur një bisedë me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe vlerësoi se Hungaria e kupton në mënyrë të përsosur situatën në Kosovë.

“Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ndershëm dhe të ngushtë”, tha Vuçiq në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit në Budapest u fol edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiq është takuar të dielën në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban./21Media

Back to top button