Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike

Dy persona janë arrestuar sot në kuadër të zbatimit të planit operacionale “Goditja 2023’’, njësiti për reagim të shpejtë në bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan.
Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet te i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram.
Sipas Policisë, gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar.
Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,”Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”./21Media