Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu njofton se në veri të Kosovës do të ndërtohen 10 shtëpi dhe do rinovohen disa tjera

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuare se projekti Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës ka filluar.

“Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive”, shkroi Ali në Facebook.

“Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës”, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë”, shtoi ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button